Ballina Flash

TEKNOLOGJI – Edhe Twitter me opsionin ”Story”

NJU JORK, 6 mars /ATSH-ANSA/ – Edhe kompania Twitter ka vendosur të ketë në menunë e tij aplikacionin ”Story”, që veteliminohet pas 24 orësh.

Kompania është duke eksperimentuar versionin e saj të ri.

Ky version është aplikuar më parë edhe nga Snapchat, Messenger, Instagram dhe Whatsapp.

“Njerëzit shpesh na thonë se nuk ndjehen të qetë për tweeting, sepse cicërimet mund të shihen nga kushdo dhe kushdo mund të përgjigjet, prandaj kemi vendosur të kënaqim  përdoruesit tanë”, theksoi menaxheri i Twitter, Kayvon Beykpour.

Twitter nuk është i vetmi rrjet shoqëror që teston versionin ”Story”.

Edhe kompania LinkedIn ka paralajmëruar një gjë të ngjashme./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Papunësia në nivelin më të ulët të 50 viteve të fundit
Artikulli tjetërGonxhja: I rëndësishëm implementimi i programeve për sigurinë rrugore në kurrikulat shkollore