Ballina Aktualitet

Shpallen 12 vende të lira pune në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme

TIRANË, 6 mars/ATSH/ Departamenti i Administratës Publike ka shpallur 12 vende të lira pune pranë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Për këto vende të lira pune mund të aplikojnë kandidatët të cilët zotërojnë diplomë master shkencor në “Shkenca Shoqërore” ndërsa afati i fundit i aplikimit është 9 prilli.

Vendet e lira të punës janë në sektorë të ndryshëm si: sektori i Dialogut Politik, në Drejtorinë e BE-së, sektori i Ceremonialit, në Drejtorinë e Protokollit të Shtetit,
sektori i Legalizimeve, në Drejtorinë e Çështjeve Konsullore, sektori i Diasporës, në Drejtorinë e Diplomacisë Publike dhe Diasporës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve Politike dhe Strategjike, drejtoria e Diplomacisë Ekonomike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çështjeve Politike dhe Strategjike etj. z.tosku/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta-Sobotka: Mirënjohje Austrisë për përkrahjen që jep për çeljen e negociatave
Artikulli tjetërAmbasadori Makoto: Marrëdhëniet Shqipëri-Japoni po zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme