Ballina Bota

POLONI – Frontex përgatit ndihmën kufitare për Greqinë

VARSHAVË, 5  mars /ATSH-DPA/- Frontex do të nisë një ndërhyrje të menjëhershme kufitare nga toka dhe ajri në Greqi, javën e ardhshme, njoftoi zëdhënësja e agjencisë së BE, Ewa Moncure.

“Ne po planifikojmë të dërgojmë rreth 100 oficerë të shërbimit të urgjencës në rajonin kufitar të Evros që të mërkurën e ardhshme”, deklaroi Moncure.

“Në ishujt grekë, Frontex do të dërgojë kryesisht pajisje, anije ose helikopterë”, vazhdoi ajo.

Po sipas të njëjtit burim, ende nuk është e qartë se çfarë kontributi do të japin vendet e veçanta të BE-së, por të gjithë kanë premtuar se do të ndihmojnë.

Operacioni Frontex është planifikuar për dy muaj, por mund të zgjatet./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet përmirësuan furnizimin me ujë në zonat rurale
Artikulli tjetërVeliaj në SHBA, prezanton Tiranën në MIT dhe Harvard