FB publicitet falas kundër COVID-19 dhe luftë kundër lajmeve të rreme

ROMË, 5 mars /ATSH-ANSA/ – Facebook propozoi hapësira publicitare falas për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në kuadër të një prej lëvizjeve që parashikojnë të kundërshtojnë publikimin e lajmeve të rreme në rrjetin social.

“Ne do t’i ofrojmë falas OBSH-së të gjitha publicitetet që i nevojiten për t’iu përgjigjur koronavirusit. Po kështu, edhe të gjitha llojet e tjera të mbështetjes”, theksoi Zuckerberg.

”Ata që kërkojnë fjalën koronavirus në Facebook”, theksoi ai, ”do të kenë një pop-up që do t’i drejtojë drejt OBSH-së apo autoritetit sanitar lokal për informacionet e fundit”.

Paralelisht, Zuckerberg shpalli luftë kundër mashtrimeve dhe lajmeve të rreme.

“Ne do të fshijmë informacionet e rreme dhe teoritë e komplotit që janë konsideruar si të tilla nga organizatat shëndetësore globale”, nënvizoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.