GJERMANI – Schaeuble: Rreziku i ekstremit të djathtë është nënvlerësuar

BERLIN, 5 mars /ATSH-ANSA/ – Dhuna e individëve dhe grupeve, me të cilat Gjermania është përballur këto muaj e fundit është terrorizëm, theksoi presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schaeuble në hapje të seancës së Parlamentit.
Gjatë kësaj seance do të zhvillohet një debat mbi pasojat e masakrës së ndodhur në qytetin e Hessen-it, ku një gjerman vrau 10 persona.
“Masakra e Hanaut ka nevojë për një akt sinqeriteti”, shtoi ai.
“Sinqeritetin e shtetit, që duhet të pranojë se rreziku i ekstremit të djathtë është nënvlerësuar prej shumë kohësh”, shtoi ai./ /ec/ a.jor.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.