SOFT NEWS – Di Maio dhe Masset hanë ”picën e miqësisë”!

ROMË, 4 mars /ATSH-ANSA/ – Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio hëngri sot një “picë miqësie” me ambasadorin francez, Christian Masset, një ditë pasi marrëdhëniet bilaterale u tensionuan nga shfaqja e një skeçi në kanalin televiziv francez ”Canal+” ku tregohej një ”picë korona”, e përgatitur nga një picajol, i cili u kollit mbi të.

Më pas, u tha se gjithçka ishte një satirë për situatën që po kalon Italia.

Të dy zyrtarët u takuan në një piceri të njohur në qendër të Romës për t’i dhënë fund konfliktit lidhur me picën.

Skeçi satirik në televizionin ”Canal+” nxiti protesta nga Italia.

Më pas ambasada franceze u distancua nga episodi dhe kërkoi falje.

“Kjo është pica e miqësisë dhe falënderoj ministrin që më ftoi të ha një nga picat më të mira që ekzistojnë”, theksoi Masset.

Para picës kryesore, ata hëngrën një picë antipastë të quajtur “portafoglio”.

Skeçi i ”picës korona” u transmetua në shfaqjen satirike të ”Canal +”, me titull ”Groland Le Zapoi”./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.