BRUKSEL, 2 mars /ATSH-DPA/ – Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të zhvillojnë të premten në Zagreb një mbledhje të jashtëzakonshme, lidhur me ngjarjet në Sirinë e shkatërruar nga lufta civile, konfirmuan burimet diplomatike.
Para konfirmimit zyrtar, diplomatët europianë kishin planifikuar të takoheshin joformalisht të enjten në kryeqytetin kroat.
Tashmë do të jetë një mbledhje zyrtare, gjë që do të thotë se mund të merren vendime. / /sara/ a.jor.























