BUKURESHT, 27 shkurt /ATSH-Agerpres/ – Sekretari i Shtetit në Ministrinë rumune të Shëndetësisë, Horatiu Moldovan, konfirmoi dje në mbrëmje rastin e parë të infektimit me COVID-19 në Rumani.
Pacienti, banor i qarkut Gorj, aktualisht është vënë në karantinë.
“Po, mund ta konfirmojmë, kemi një diagnozë pozitive virologjike të bërë në Institutin Matei Bals, e konfirmuar nga profesor Streinu Cercel”, tha Moldovan për transmetuesin privat Antena 3.
Ai shtoi, gjithashtu, se personi i infektuar është vënë në karantinë dhe se shtrimi i tij në spital mbetej ende për t’u vendosur./ /ervo/ a.jor.























