Ballina Aktualitet

Ministeriali i NATO-s, Policia Ushtarake, angazhim për sigurinë dhe shoqërimin e personelit VIP

 

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka informuar se Policia Ushtarake këtë vit do të jetë e angazhuar në sigurinë dhe shoqërimin e personelit VIP në Ministerialin e Mbrojtjes së NATO-s.

Xhaçka ka bërë të ditur se “Policia Ushtarake këtë vit do të ketë një detyrë aspak të zakonshme. Sigurimi i Ministerialit të Mbrojtjes së NATO-s dhe shoqërimi i delegacioneve do të jetë sfidë për ta, edhe pse jam më se e bindur në aftësinë e djemve dhe vajzave tona. Megjithatë, certifikimi i kompanisë së operacioneve si pjesë e forcave reaguese të Aleancës do të jetë realisht një arritje jo vetëm për Policinë Ushtarake, por për gjithë Forcat e Armatosura”.

Koloneli Altin Kurti, komandant i Policisë Ushtarake shprehet se “Objektivi më madhor për këtë vit do të jetë angazhimi në Ministerialin e Mbrojtjes së NATO, në të cilin Policia Ushtarake do të jetë e angazhuar në sigurinë e personelit dhe shoqërimin e personelit VIP. Për vitin 2020, një nga objektivat e Policisë Ushtarake është certifikimi në nivel kombëtar të kompanisë operacione e cila në vitin 2021 do të jetë pjesë e Forcave Reaguese të Aleancës. Gjithashtu, Policia Ushtarake objektiv ka bashkëpunimin me Policinë e Shtetit në trajnime, arsimim për të rritur anën profesionale dhe operacionale të efektivëve të kësaj Policie”. z.tosku/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – OKB dërgon ndihma humanitare në Idlib
Artikulli tjetërVrau ish-gruan e kunatin në Rrëshen, 47-vjeçari vetëvritet në shtëpinë e tij në Lezhë