Ballina Bota

GREQI – Përleshje për pengimin e ndërtimit të qendrave për migrantët

SAMOS, 27 shkurt /ATSH-ANSA/ – Të paktën 50 persona të plagosur, 40 agjentë policie dhe 10 demonstrues, është bilanci i dy ditëve të kaluara gjatë përleshjeve në ishujt grekë të Chios, Samos dhe Lesbos, kundër vendimit të qeverisë të Athinës për të ndërtuar qendra për grumbullimin e migrantëve.

Për të qetësuar situatën, e cila po merr formën e një gueriljeje urbane, guvernatori i rajonit të Egjeut të Veriut dhe kryetarët e bashkive të ishujve Chios, Lesvos dhe Mytilene janë thirrur në Athinë për një takim qeveritar.

Trazirat shpërthyen kur në ishujt Lesbos dhe Chios qeveria dërgoi qindra agjentë për të mbrojtur ndërtimet e qendrave, të cilat tensionuan situatën mes tyre dhe demonstruesve.

Disa dëshmitarë kanë raportuar se marrin pjesë në demonstrata edhe anëtarë të ekstremit të djathtë të ”Agimit të Artë” dhe grupeve të së majtës ekstremiste.

Të njëjtat burime raportojnë se grupe të demonstruesit u futën në një hotel ku janë vendosur një pjesë e policëve të dërguar nga Athina.

Ndërsa media lokale raportoi një sulm në bazën ushtarake të Kiriazis, ku ishin vendosur agjentë të tjerë policie.  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasat për koronavirusin/ Shehu: Karantina e vonuar, duhet transparencë e plotë
Artikulli tjetërOrë edukuese nëpër shkolla për parandalimin e përhapjes së koronavirusit