Ballina Flash

Orë edukuese nëpër shkolla për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ – Larja e shpeshtë e duarve, përdorimi i maskave vetëm kur shfaqen simptoma gripale apo mospërdorimi i antibiotikëve pa rekomandimin e mjekut, janë disa prej këshillave bazë që mësuesit kanë dhënë çdo ditë nëpër shkolla për të orientuar nxënësit se si të parandalojnë përhapjen e viruseve.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini nënvizon faktin se çdo ditë nëpër shkolla, mësuesit po orientojnë nxënësit se si të parandalojnë përhapjen e viruseve duke u bazuar në rekomandimet më të mira të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS).

Larja e shpeshtë e duarve si masa kryesore që duhet të ndërmerret, përdorimi i maskave vetëm kur shfaqen simptoma gripale apo mos-përdorimi i antibiotikëve pa rekomandimin e mjekut, janë disa prej këshillave bazë që jepen gjatë këtyre orëve edukuese.

“Deri tani nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri. Por, edhe nëse do të ketë në të ardhmen, jemi plotësisht gati ta përballojmë bashkërisht”, thekson ministrja Shahini.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Përleshje për pengimin e ndërtimit të qendrave për migrantët
Artikulli tjetërDurrës/ ISHP trajnon personelin pritës të Terminalit të Trageteve, kujdes i shtuar shëndetësor ndaj koronavirusit