Ballina Aktualitet

Presidenca: Meta respekton të gjithë ambasadorët që kanë integritet

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ -Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar sot ndaj Kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duke u shprehur se Presidenti Meta i ka respektuar dhe i respekton denjësisht të gjithë ambasadorët që kanë integritet dhe përfaqësojnë me dinjitet vendet dhe organizatat e tyre, si dhe vlerat e liritë demokratike.

Pas deklaratës së Ballës, Blushi u shpreh se “ju po vazhdoni t’i keqpërdorni ambasadorët dhe të fshihni të vërtetën e grushtit të shtetit. Si mund të thonë ambasadorët të shkelet Kushtetuta?! Ju e shkelni e thoni na thanë ambasadat! Si mund të thonë ambasadorët që të vidhet anëtari i Gjykatës Kushtetuese?! Ju e vidhni dhe thoni na thanë ambasadorët! Si mund të thonë ambasadorët falsifikoni në dobi të kapjes së shtetit, siç u kap në flagrancë shoqja Etilda?! Ju i falsifikoni dhe thoni na thanë ambasadorët!”, ka shtuar Blushi.

“Presidenti Meta i ka respektuar dhe i respekton denjësisht të gjithë ambasadorët që kanë integritet dhe përfaqësojnë me dinjitet vendet dhe organizatat e tyre, si dhe vlerat e liritë demokratike. Presidenti Meta në veprimet e tij institucionale kurrë nuk keqpërdor asnjë ambasador dhe diplomat të huaj, por i referohet vetëm Kushtetutës, si ligjit më suprem në Republikën e Shqipërisë. Ndryshimet e fundit kushtetuese janë miratuar me 140 vota sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe mbështetjen e SHBA/BE”, tha Blushi duke shtuar se “është provat e fundit si i shpërdoroni ju me pacipësi partnerët tanë të nderuar”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Von der Leyen: Të gatshëm për një partneritet ambicioz me Londrën
Artikulli tjetërKINË – Edhe ekspertë të mjekësisë tradicionale në luftën kundër COVID-19