Ballina Bota

BRUKSEL – BE miraton mandatin e dialogut me Londrën

BRUKSEL, 24 shkurt /ATSH-AFP/- Përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të BE-së miratuan sot mandatin e negociatorit të tyre, Michel Barnier, duke përcaktuar kushtet e tyre për marrëdhënien e ardhshme tregtare me Britaninë e Madhe, njoftuan burimet europiane.

Pas miratimit nga ambasadorët, mandati duhet miratuar zyrtarisht nesër, gjatë një takimi ministror në Bruksel.

“Ne arritëm një marrëveshje për mandatin në nivelin e ambasadorëve, të cilët e miratuan atë me konsensus. Ky është një lajm i mirë”, tha një nga burimet.

“Mandati u sqarua në të gjitha pikat ku ishte e nevojshme”, tha një burim tjetër.

Ky miratim është një fazë vendimtare, sepse u hap rrugën bisedimeve, në fillim të marsit, mes BE-së dhe Britanisë së Madhe, pak më shumë se një muaj nga largimi i saj më 31 janar. / /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoronavirusi/ “Barcelona” i nënshtrohen protokollit mjekësor në aeroportin e Napolit
Artikulli tjetërMblidhet sërish taskforca e COVID-19/ 8 raste të dyshuara rezultuan negative, asnjë i prekur deri tani