Koronavirusi/ “Barcelona” i nënshtrohen protokollit mjekësor në aeroportin e Napolit

TIRANË, 24 shkurt /ATSH-ANSA/ Koronavirusi detyron për kontroll edhe Mesin e shokët e tij të ekipit pas mbërritjes në aeroportin e Napolit. Ekipi dhe stafi i “Barcelonës” zbarkuan gjatë drekës në aeroportin “Capodichino” për ndeshjen e raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër “Napolit” dhe të gjithë iu nënshtruan protokollit mjekësor të termometrit dhe skanerit me lazer, siç kërkohet nga standardi koronavirus për të gjithë fluturimet ndërkombëtare.

Pas zbarkimit në Itali, ekipi i “Barcelonës” u drejtua me autobus në qendër të Napolit për t’u vendosur në hotelin ku do të qëndrojë ekipi katalanas. Lojtarët blaugrana u përshëndetën nga qindra tifozë të grumbulluar para hotelit, të cilët i mirëpritën ata me entuziazëm, duke kënduar e brohoritur për idhullin e tyre Leo Mesi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.