Ballina Bota

KINË – Koronavirusi ul ndjeshëm shitjen e makinave

HONG KONG, 21 shkurt /ATSH-AFP/ – Shitjet e makinave ranë me 92% midis 1 dhe 16 shkurtit, ndërkohë që tregu më i madh në botë i automjeteve është paralizuar nga epidemia e koronavirusit të ri, njoftoi sot Federata kineze e Prodhuesve Individualë të Makinave (CPCA).

“Gjatë kësaj periudhe janë shitur rreth 4 900 vetura, krahasuar me rreth 60 000 për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha CPCA.

Nisur nga vlerësimet e saj, rënia e numrit të makinave të dorëzuara mund të jetë me 70 % për tërë muajin shkurt dhe me 40% për janar-shkurtin.

Kjo është një rënie, që pasqyron kufizimin e ekonomisë, për shkak të masave drastike të marra për mbajtjen nën kontroll të epidemisë, si zgjatja e pushimeve të Vitit të Ri Hënor, mbyllja e detyruar e dyqaneve dhe kontrollet në shumë qytete.

Federata paralajmëron se rënia do të jetë e përkohshme, por kohëzgjatja e rikuperimit do të varet nga masat e miratuara nga autoritetet në rajone të ndryshme për të frenuar përhapjen e virusit./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Seehofer: Kërcënimi nga ekstremi i djathtë mjaft i lartë
Artikulli tjetërDita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Muzeu Historik organizon simpoziumin “Lëvizjet për gjuhë”