ADDIS ABABA, 20 shkurt /ATSH-DPA/ – Një kurorë fetare që daton nga shekulli XVIII u rikthye sot në Etiopi, pasi ishte mbajtur e fshehur në Holandë për më shumë se dy dekada.
“Kurora u grabit 25 vjet më parë nga një kishë ortodokse në fshatin Cheleqot në veri të Etiopisë”, deklaroi ministri i Kulturës, Hirut Kassaw.
Sipas transmetuesit shtetëror etiopian, FANA, një burrë me origjinë nga Etiopia, i cili jeton në qytetin e Roterdamit, Sirak Asfaw, zbuloi kurorën e vjedhur në valixhen e një vizitori.
Më pas ai e mbrojti kurorën derisa të ndjehej i sigurt për ta dërguar përsëri në vend. / /sara/