BRUKSEL – Kurz mban në fokus interesat e taksapaguesve austriakë

BRUKSEL, 20 shkurt /ATSH-DPA/ – Kancelari austriak, Sebastian Kurz, nuk tregoi asnjë shenjë për të zbutur qëndrimin e tij të ashpër, ndërsa i drejtohet bisedimeve mbi buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të Bashkimit Europian.

“Kontributi ynë nuk mund të arrijë në nivele të tepërta. Kjo është arsyeja pse unë kam në fokus të qartë interesat e taksapaguesve austriakë”, shkruan Kurz në Twitter.

“Parashikoj negociata të vështira në samitin e BE-së në Bruksel”, shtoi ai para mbërritjes në mbledhje. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.