Ballina Flash

Republika Çeke, mbështetje Shqipërisë në çeljen e negociatave

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, Senida Mesi zhvilloi sot një takim me të dërguarën e posaçme për Ballkanin Perëndimor të Ministrisë së Jashtme të Republikës Çeke, Janina Hřebíčková.

Në takim u diskutua mbi sfidat e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit dhe rolin e Komisionit dhe Kuvendit në këtë proces.

Ndër të tjera, gjatë takimit Mesi vlerësoi mbështetjen e Republikës Çeke në hapjen e negociatave për Shqipërinë./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëmbimi valutor/ Forcohet dollari, zhvlerësohet euroja në raport me lekun
Artikulli tjetërPlatforma “Shtëpia ime”/ Bashkia e Rrogozhinës, apel qytetarëve për të aplikuar