Ballina Flash

Kosovë, ora e parë e mësimit iu kushtua Pavarësisë

PRISHTINË, 18 shkurt/ATSH/ Në kuadër të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka vendosur që në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme sot ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë.

Në këtë orë mësuesit dhe nxënësit kanë folur për sakrificën e popullit shqiptar dhe kontributin e bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

MAShTI i ka uruar festën nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDebati nga KDI për dialogun Kosovë-Serbi/ Gashi: Reciprociteti me Serbinë do të jetë gradual
Artikulli tjetërMeta, takim me Bashën: Do bëjmë çdo gjë për të ndaluar grushtin e shtetit