TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, deklaroi sot se po ndërmerren hapat e fundit përpara Konferencës së Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, që do të zhvillohet nesër, 17 shkurt, në Bruksel për mbështetjen e programit të rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit.
Soreca shprehet se në këtë konferencë komuniteti ndërkombëtar do të tregojë solidaritetin e tij për shqiptarët.
“Pas një përgatitje shumë intensive, ne jemi duke ndërmarrë hapat e fundit përpara se të nisim nesër Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë. Komuniteti ndërkombëtar do të tregojë solidaritetin e tij për popullin shqiptar”, shprehet Soreca.
/k.s/






















