Ballina Bota

GJERMANI – 75 vite nga bombardimi në Dresden

DRESDEN, 13 shkurt /ATSH-DPA/ – Shkatërrimi i qytetit gjerman të Dresdenit gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore shënoi 75 vite që kur u bombardua nga forcat aleate.

Në 13 shkurt 1945, forcat britanike dhe amerikane filluan bombardime që zgjatën tre ditë, duke e lënë qytetin nën rrënoja.

Mendohet se në atë periudhë humbën jetën 25 000 persona.

Gjatë një fjalimi në pallatin e kulturës së Dresdenit, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i bëri thirrje gjermanëve të kundërshtojnë urrejtjen dhe të mbrojnë demokracinë.

Steinmeier i kujtoi qytetarët se lufta në Gjermani shkaktoi vuajtje të mëdha dhe nga kjo luftë u krijua Europa, në një frymë lirie, demokracie dhe të shtetit të së drejtës. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUASHINGTON – SHBA sekuestron armë të prodhuara nga Irani
Artikulli tjetërAnti KÇK çon në burg gjyqtarët e prokurorët që japin vendime skandaloze, OFL godet fuqinë financiare të krimit të organizuar