UASHINGTON – SHBA sekuestron armë të prodhuara nga Irani

UASHINGTON, 13 shkurt /ATSH-DPA/ – SHBA-ja njoftoi sekuestrimin e një arke me armë të prodhuara nga Irani, pas një sulmi në det në Lindjen e Mesme.

Komanda Qendrore e SHBA-së theksoi se në arkën me armë gjendeshin rreth 150 raketa tanqesh, tre raketa ajri, materiale për drone. Sulmi ndodhi më 9 shkurt.

Në një sulm të ngjashëm vitin e kaluar, SHBA tregoi se armët që gjeti në një anije në detin Arabik ishin të synuara për rebelët Houthi, në Jemen.

Irani mbështet rebelët të cilët janë në luftë me Arabinë Saudite, ku kjo e fundit po kryen një operacion ndërkufitar. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.