Ballina Bota

SHËNDETËSI – Pse reumatikët vuajnë më shumë gjatë dimrit?

MILANO, 9 shkurt /ATSH-ANSA/ – Dimri është armiku i atyre që vuajnë nga sëmundjet reumatike.

Në fakt, pothuajse të gjithë pacientët në muajt e ftohtë raportojnë një përkeqësim të gjendjes së tyre.

”Ekzistojnë tre faktorë të tjerë të papritur që komplikojnë jetën e pacientëve reumatikë në këtë periudhë, aktiviteti i zvogëluar fizik, mungesa e diellit dhe shqetësimet e gjumit”, shpjegon Carlo Francesco Selmi, drejtues i Reumatologjisë në spitalin ”Humanitas” në Milano.

Pothuajse të gjithë pacientët që kanë dhimbje me origjinë reumatike ankohen për një përkeqësim në muajt e dimrit dhe një përmirësim në muajt e verës.

Studimi thekson se ”sa here njerëzit kërkojnë në Google fjalët ‘artrosis’ dhe ‘artrit reumatoid’ rezultatet tregojnë një rritje të fortë të kërkimeve në muajt e dimrit, me kulmin e kërkimeve në muajin mars, dhe kërkimi i këtyre termave zvogëlohet në muajt e verës”./   /os/ a.jor.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMerkel fton Kurtin në Berlin: Sfida e qeverisë, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Artikulli tjetërFOTO/ Stebleva destinacion turistik në çdo stinë/Brenda vitit përfundon edhe asfaltimi i rrugës