Ballina Bota

SHBA – Guterres dënon shkeljen e armëpushimit në Libi

NJU JORK, 4 shkurt /ATSH-DPA/ – Kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dënoi shkeljet e armëpushimit dhe embargos së armëve nga palët ndërluftuese në Libi.

“Jam shumë i acaruar nga ajo që po ndodh në Libi dhe mendoj se ajo çfarë po ndodh është një skandal”, deklaroi ai.

Komentet e tij erdhën pas konferencës së 19 janarit në Berlin, ku liderët ndërkombëtarë u zotuan të mbështesnin një embargo të armëve të OKB-së, të mundësonin një proces paqeje dhe të përfundonin ndërhyrjen nga jashtë dhe mbështetjen ushtarake për fraksionet luftarake, pasi shqetësimet që fuqitë e huaja po tërhiqeshin në luftë u rritën. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBELGJIKË – Ndalohet reklamimi i prodhimeve të duhanit
Artikulli tjetërBRUKSEL – Huawei me 5G “Made in Europe”