Ballina Bota

GJERMANI – Aktivistët protestojnë kundër licencave të eksportit të armëve

FRANKFURT, 4 shkurt /ATSH-DPA/ – Dhjetëra aktivistë kundër armëve protestuan sot kundër licencave të eksportit për shitje të armëve në vende si Meksika, Hungaria, Arabia Saudite ose Turqia.

Një zëdhënës i grupit deklaroi se rreth 100 aktivistë morën pjesë sot në mëngjes në demonstratat e zhvilluara jashtë Zyrës Federale për Çështje Ekonomike dhe Kontrollit të Eksportit (BAFA) në qytetin Eschborn. Ata ngritën një barrikadë ku shfaqën banderola.

Grupi pretendonte se kompanitë e mëdha të armëve përfitojnë nga armët gjermane që përdoren në shumë zona krize dhe lufte. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE sanksionon dy zyrtarë turq për shpime në kërkim të gazit
Artikulli tjetërSHBA- Koronavirusi vonon blerjet masive të produkteve amerikane nga Kina