BRUKSEL – BE sanksionon dy zyrtarë turq për shpime në kërkim të gazit

BRUKSEL, 4 shkurt /ATSH-DPA/ – Bashkimi Europian do të vendosë sanksione ndaj dy qytetarëve turq për shpime në kërkim të gazit në brigjet e shtetit anëtar Qipro, deklaruan disa diplomatë të BE-së.

Aktivitetet turke në det të hapur, të cilat BE i konsideron të paligjshme, kanë tensionuar marrëdhëniet me Ankaranë.

Në nëntor, vendet anëtare të BE-së përgatitën kornizën ligjore për ngrirje të pasurive dhe ndalim udhëtimesh të shtetasve turq të përfshirë në aktivitetet e shpimit në detin Mesdhe, pasi masat e mëparshme ndëshkuese nuk ndryshuan rrjedhën e Ankarasë. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.