Ballina Bota

BULLGARI – Sofja do të kthejë mbrapsht mbeturinat e Italisë

SOFJE, 4 shkurt /ATSH-ANSA/ – Të 28 kontejnerët e mbeturinave të paligjshme të mbërritur nga Italia, në portin e Varnas në Detin e Zi, do të kthehen mbrapsht në emër të dërguesit, deklaroi ministri bullgar i Mjedisit dhe Burimeve Ujore, Emil Dimitrov.

Muajin e kaluar, prokurorja rajonale e Varnës, Vladislava Panayotova raportoi 127 kontejnerë mbeturinash nga Italia të gjetura në portin e Varnës Perëndimore, ku kontejnerët kishin mbërritur më 9 tetor 2019.

Marrësi ishte kompania me seli në Sofje Blatsion Ltd., pronari i së cilës është shtetasi maqedonas, Blazje Ignatov.

Dy partnerët e tij ishin shtetas italianë.

Dërguesi i ngarkesave rezultoi të ishte ndërmarrja italiane ‘’Dentice Pantaleone’’, me qendër në Avellino./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Kurti merr sot detyrën, pritet mbledhja e kabinetit të ri qeveritar
Artikulli tjetërPolicia fushatë sensibilizuese me nxënësit e Vorës për ndërtesat që kanë risk të lartë shembjeje