Ballina Bota

BM – Sektori ajror premton neutralitetin e karbonit për 2050

LONDËR, 4 shkurt /ATSH-AFP/ – Sektori ajror britanik premtoi sot se do të arrinte neutralitetin e karbonit deri në 2050, në sajë të projekteve për avionë më pak ndotës dhe mekanizmave të diskutueshëm të kompensimit, gjë që OJQ-të e konsiderojnë si të gabuar.

Ky angazhim për të reduktuar emetimet e karbonit është mbështetur nga organizata “Sustainable Aviation” që përfshin aeroportin londinez të “Heathrow”-t, kompanitë ajrore të “British Airways” dhe “EasyJet”, prodhuesit “Airbus” dhe “Boeing” apo dhe motoristin “Rolls-Royce”.

Këto grupe sigurojnë pushtetin për të respektuar këtë objektiv, që është gjithashtu ai i vendosur nga Britania e Madhe për të gjithë vendin, pavarësisht rritjes së fortë me 70% të trafikut ajror pritur deri në 2050./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Putin: Me ndryshimin e Kushtetutës nuk po kërkoj zgjatje të pushtetit
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE kritikon planin e Trump për Lindjen e Mesme