BRUKSEL, 4 shkurt /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian kritikoi sot planin e presidentit amerikan, Donald Trump për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez dhe u shpreh i shqetësuar nga vullneti i Izraelit për të aneksuar Luginën e Jordanit.
“Iniciativa amerikane, si ajo e prezantuar më 28 janar, përjashtoi parametrat e arritur në nivel ndërkombëtar”, u shpreh me keqardhje shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell në një komunikatë.
Borrell pritet në Uashington më 7 shkurt.
“Për të ndërtuar një paqe të drejtë dhe afatgjatë, çështjet e pazgjidhura relative me status final duhet të zgjidhen nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta mes dy palëve”, nënvizoi zyrtari europian./ /ec/ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.












