Ballina Flash

Matura Shtetërore korrigjim dixhital të provimeve, rezultatet jo më vonë se 30 qershori

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ Provimet e maturës shtetërore tashmë do të korrigjohen online, duke garantuar standarde dhe siguruar transparencë.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me lajmin e mirë për transformimin e Maturës Shtetërore falë revolucionit dixhital 2020.

“Mirëmëngjes me lajmin e mirë që revolucioni dixhital 2020 transformon Maturën Shtetërore, duke garantuar standardet, siguruar transparencën, përshpejtuar korrigjimet dhe larguar dorën e njeriut nga përcaktimi i saktësisë së përgjigjeve, ju uroj një fundjavë të qetë”, thekson Rama.

Me anë të korrigjimit dixhital të provimeve rritet cilësia në arsim, nuk ka administratorë sekretimi, është dixhitalizuar korrigjimi i provimeve, është shmangur sekretimi i gabuar, si dhe do të ketë saktësi dhe shpejtësi në korrigjim.

Ky korrigjim dixhital ofron një klimë më të qetë për maturantët, ndërsa shpallja e rezultateve bëhet jo më vonë se data 30 qershor./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDeklarata për zgjedhje të parakohshme vlen si fantazi e re e Bashës, dialogu ka nisur për Reformën Zgjedhore
Artikulli tjetërRama citon fjalët e çmuara të Presidentit Nixon: Mos e harro kurrë, të tjerët mund të të urrejnë, por ata që të urrejnë nuk fitojnë dot