ROMË, 31 janar /ATSH-DPA/ – Prodhimi i Brendshëm Bruto i Italisë shënoi një rënie me 0,3% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar në krahasim me tremujorin e tretë që mbeti i qëndrueshëm, deklaroi sot ISTAT.
“Rënia nga tremujori në tremujor ishte më e madhja që prej tremujorit të parë të vitit 2013”, sipas Agjencisë së Statistikave, që publikoi vlerësimet paraprake.
Tremujori i tretë i vitit 2019 tregoi një rritje me 0,1% dhe një fitim me 0,5% nga viti në vit.
Qeveria deklaroi se buxheti i vitit 2020 do të nxisë rritjen ekonomike. / /sara/













