Ballina Bota

IZRAEL – Sulm raketor nga Rripi i Gazës

TEL AVIV, 29 janar /ATSH-DPA/ – Një raketë u qëllua nga Rripi i Gazës në jug të Izraelit sot në mbrëmje, deklaroi ushtria izraelite, duke ngritur shqetësimin se reagimet ndaj planit amerikan të Lindjes së Mesme mund të bëhen të dhunshme.

Sipas medieve izraelite, raketa ra në fushë të hapur dhe nuk u raportuan dëme ose të lënduar.

Bazuar në vlerësimet e saj, ushtria njoftoi sot se po vendoste trupa shtesë në Bregun Perëndimor dhe Gaza.

Për sa i përket sulmit raketor, nuk pati pretendime të menjëhershme të përgjegjësisë. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet në sport, Ylli: Ndryshimet janë të mëdha
Artikulli tjetërGJERMANI – Shtyhet Kampionati Botëror i Atletikës për shkak të koronavirusit