Ballina Bota

AUSTRALI – Sërish paralajmërime për zjarre

KANBERRA, 28 janar /ATSH-DPA/ – Në disa periferi jugore të kryeqytetit australian, Kanberra, është dhënë paralajmërim urgjent për shkak të një zjarri që doli jashtë kontrollit në parkun kombëtar ”Namadgi” që ndodhet aty pranë.

Zjarrfikësit u bënë thirrje banorëve të kërkonin menjëherë strehim.

“Tashmë është shumë vonë për t’u larguar. Nëse jeni në zonë, mos u ktheni”, thuhej në paralajmërimin e Agjencisë së Shërbimeve të Urgjencës së Territorit Australian (ACT).

Gjithashtu janë paralajmëruar dhe pesë periferi të tjera në jug për të monitoruar kushtet nga afër.

Agjencia qeveritare deklaroi se madhësia e zjarrit është 4 646 hektarë dhe vazhdon të digjet, duke dalë jashtë kontrollit me 400 hektarë në orë, pavarësisht qindra zjarrfikësve në vendngjarje, të cilët luftojnë kundër zjarrit./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta uron Kadarenë në 84-vjetorin e lindjes: Simboli i vokacionit tonë perëndimor
Artikulli tjetërSPANJË – Dyfishohet numri i italianëve në vendin iberik