Ballina Aktualitet

Soreca takon Kim: 2020-a, vit vendimtar për perspektivën e Shqipërisë në BE

TIRANË, 27 janar /ATSH/ Partneriteti BE-SHBA në Shqipëri do të vazhdojë sidomos në kontekstin e procesit të integrimit të vendit në BE.

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i ka uruar sot mirëseardhjen ambasadores së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.

Ai është shprehur i gatshëm për të filluar punë së bashku dhe për të vazhduar partneritetin BE-SHBA në Shqipëri.

“Mirësevjen ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri H.E. Yuri Kim! Të gatshëm për të filluar punën së bashku për të vazhduar partneritetin themelor BE-SHBA në Shqipëri, në veçanti në kontekstin e procesit të integrimit të vendit BE”, është shprehur Soreca.

“2020 është një vit vendimtar për perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ka theksuar ai.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – 50 persona hetohen për përhapje paniku pas tërmetit
Artikulli tjetërArabia Saudite mbështetje Kavajës për të prekurit nga tërmeti dhe shtresat në nevojë