Ballina Bota

GJERMANI – Rënie e ndjeshme e indeksit të besimit në biznes

BERLIN, 27 janar /ATSH-DPA/ – Indeksi i besimit të biznesit pësoi një rënie të befasishme në fillim të vitit në Gjermani, deklaroi sot institucioni i specializuar për kërkimet ekonomike IFO.

“Indeksi i besimit të biznesit, ra nga 96,3 pikë në dhjetor në 95,9 pikë në janar, për shkak të perspektivës pesimiste të kompanive për muajt e ardhshëm”, theksoi instituti IFO me qendër në Mynih.

Rënia me 0,4 pikë ishte befasi për analistët, të cilët kishin parashikuar një rritje deri në 97,0 pikë.

Çdo shifër nën 100 reflekton besueshmëri negative. / /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransformator i ri në Farkë/ OSHEE: Tjetër investim që rrit rrit sigurinë e furnizimit me energji elektrike
Artikulli tjetërEmre Can drejt largimit nga “Juventus”, “Dortmund” ofron 30 milionë euro