Transformator i ri në Farkë/ OSHEE: Tjetër investim që rrit rrit sigurinë e furnizimit me energji elektrike

Në Nënstacionin Farkë 110/20kV përfundoi me sukses procesi i vendosjes së transformatorit të ri 40/50 MVA. Investimi përmirëson cilësinë e furnizimit me energji elektrike në 15 zona të bashkisë Tiranë.

TIRANË, 27 janar /ATSH/- Një tjetër nënstacion rrit sigurinë e furnizimit me energji elektrike, falë investimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), pjesë e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) Group.

Në Nënstacionin Farkë 110/20kV përfundoi me sukses procesi i vendosjes së transformatorit të ri 40/50 MVA, i cili zëvendësoi transformatorin me fuqi 25MVA, pra rritëm me dyfish kapacitetin.

Punimet u kryen gjatë natës nga Drejtoria e Tensionit të Lartë dhe u morën masat e nevojshme duke evituar stakimin e energjisë.

Investimi përmirëson ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji elektrike për një pjesë të madhe të abonentëve të lidhur me rrjetin e ri 20kV, në zona si: Qytetit Studenti, Vilat Gjermane, Kolonia Gjermani, Rezidencat Amerikane, zona pranë NST Traktora, zona e Selitës, Kodra e Diellit, Liqeni i Thatë, Kopshti Zoologjik, Lundër dhe Fari tek Liqeni.

Pritet që mbulimi me energji të përfshijë edhe zonën tek Teatri Veror, Korpusi i Universitetit deri te “Rruga e Elbasanit”.

e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.