Ballina Aktualitet

Platforma e bashkëqeverisjes, 32 362 ankesa të zgjidhura

TIRANË, 26 janar/ATSH/ “Shqipëriaqeduam.al” është kthyer në një nga platformat më të besueshme për qytetarët shqiptarë, ku përmes një mesazhi shumë shpejt mund të gjendet zgjidhje për problemet dhe ankesat e tyre.

Këtë javë numri ankesave të zgjidhura nga platforma e bashkëqeverisjes në nivel qendror është 32 362, ndërsa numri ankesave të regjistruara është 48807.

Në nivel vendor janë regjistruar 8841 ankesa dhe janë zgjidhur 4317, në rastet e biznesit numri total i ankesave të zgjidhura është 588, ndërsa ka arritur në 1120 numri total i ankesave të regjistruara.

Sipas shifrave të publikuara nga “Pasqyra e qeverisjes” këtë javë, rezulton se janë dhe 8 raste të spikatura të zgjidhura përmes platformës së bashkëqeverisjes. Konkretisht janë 3 raste nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, 2 raste nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë dhe 2 raste nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe dhe Rinisë dhe 1 rast “Biznesi im”.

Numri i “log in” në faqen e platformës për javën që sapo mbyllëm ishte 125 964, ndërsa numri numri i regjistrimeve të reja është 20818./k.s/ /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFJE – FMN: Bullgaria mundësi të mira për anëtarësimin në zonën euro në 2023
Artikulli tjetërPraktika e studentëve në Administratë, Ministria e Arsimit: Më 7 shkurt nis aplikimi