STAMBOLL, 25 janar /ATSH-DPA/ – Një tërmet në lindjen e Turqisë ka shkaktuar deri tani të paktën 19 viktima dhe më shumë se 900 te plagosur, sipas njoftoi agjencisë turke te lajmeve, Anadolu Agency.
Të paktën 15 njerëz humben jetën në provincën Elazig dhe katër në Malatyan.
Anadolu Agency kishte raportuar më parë se pesë njerëz vdiqën në Malatya, duke cituar ministrin e Brendshëm Suleyman Soylu.
Më shumë se 100 pastërmete u ndjene me madhësi që variojnë nga 2,7 në 5,4 balle Rihter.
Epiqendra e tërmetit ishte në Sivrice.
Soylu tha se disa ndërtesa në qendër të qytetit janë dëmtuar, duke shtuar se fshatrat gjithashtu mund të kenë pësuar dëme.
Sipas gazetës ”Daily Sabah”, tërmeti u ndje edhe në provincat fqinje./ a.jor.












