TIRANE, 25 janar /ATSH/ -Moti sot parashikohet mot me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e qendrës dhe atë të jugut ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Mjegullinë e përkohëshme përgjatë luginave të lumenjve e pranë sipërfaqeve ujore në orët e mëngjesit si dhe përgjatë orëve me shi. Në zonën e Alpeve reshje të dobta dëbore. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 1-1 m/s përgjatë vijës bregdetare me shpejtësi deri në 15 m/s. Valëzimi i forcës 1 deri 3 në brigjet e Jonit.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/8 | Re shi |
| Kukës | 1/5 | Re shi |
| Lezhë | 5/9 | Re shi |
| Dibër | -1/3 | Re shi |
| Durrës | 9/12 | Re shi |
| Tiranë | 8/13 | Re shi |
| Elbasan | 5/12 | Re shi |
| Berat | 3/16 | Re |
| Vlorë | 9/16 | Re shi |
| Korçë | -1/9 | Re |
| Gjirokastër | 3/13 | Re shi |
| Sarandë | 9/17 | Re shi |
/e.malaj/






















