Ballina Bota

IZRAEL – Macron: Duhet të luftojmë më shumë kundër antisemitizmit

JERUZALEM, 23 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron u angazhua sot para komunitetit francez në Izrael të intensifikojë luftën kundër rritjes së antisemitizmit dhe kërkoi një proces gjyqësor për zbardhjen e për vrasjes së Sarah Halimi.

“Antisemitizmi nuk është problem i hebrenjve, është një luftë për Republikën”, theksoi ai para se të shkonte në Yad Vashem me rastin e ditës përkujtimore për çlirimin e Aushvicit.

“Holokausti mund të përdoret për të justifikuar ndarjen apo urrejtjen kontemporane”, deklaroi sot presidenti francez, Emmanuel Macron.

Fjalimi i tij u mbajt pas atij të zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

I pari bëri thirrje për vendosmëri përballë Iranit dhe i dyti për të reaguar kundër tiranëve të Teheranit me qëllim për të shmangur një tjetër Holokaust./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVetingu/ Kolegji Posaçëm i Apelimit vendos trupin gjykues për prokurorin Hajdarmataj
Artikulli tjetërSPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës