Ballina Aktualitet

SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës

TIRANË, 23 janar/ATSH/ – Prokuroria Speciale Antikorrupsion, SPAK, ka nisur hetimet pas akuzave të PD-së lidhur me publikimin e një video ku pretendohet se është i përfshirë kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.

Alla ka dhënë sot pasdite dëshminë e tij para prokurorëve të çështjes, ndërsa shoqërohej nga avokati i tij, Petrit Ismaili.

Më herët, Alla paralajmëroi se do të padisë për shpifje ish-deputetin Ervin Salianji, duke akuzuar PD-në se së bashku me një televizion lokal kanë montuar videon. Ai ka kërkuar që drejtësia të hetojë dhe të zbardhë këtë çështje deri në fund.

Alla e ka cilësuar videon si montazh dhe shantazh të klientëve, sipas tij të PD-së “që i largova pasi grabitën Bulqizën”.

Gjithashtu po sot pasdite në SPAK është thirrur për të dhënë dëshminë e tij edhe gazetari i cili publikoi videon në media.

 

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Macron: Duhet të luftojmë më shumë kundër antisemitizmit
Artikulli tjetërDAVOS – Stoltenberg: Ende asnjë marrëveshje NATO-Turqi për raketat ruse