Ballina Bota

POLONI – Duda: Putin përhap gënjeshtra historike mbi LIIB

VARSHAVË, 22 janar /ATSH-PAP/ – Në një intervistë për gazetën britanike ‘’The Financial Times’’, presidenti polak, Andrzej Duda akuzoi presidentin rus Vladimir Putin, për përhapjen e gënjeshtrave historike.

“Fjalët e Vladimir Putin janë një shtrembërim i plotë i së vërtetës historike. Ne i japim asaj një emër shumë të drejtpërdrejtë, është një ideologji, është një lloj revizionizmi post stalinist’’, deklaroi Duda.

Presidenti shtoi se ‘’disa njerëz pretendojnë se është një luftë propagandistike hibride, ndërsa disa ekspertë pretendojnë se fjalët e Putinit përdoren për propagandë të brendshme’’.

“Për ne, nuk ka asnjë ndryshim. Për ne, ajo që ka rëndësi është që kjo gënjeshtër historike po përhapet në të gjithë botën. Dhe ne nuk mund ta pranojmë atë absolutisht,” shtoi Duda për gazetën britanike./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakROMË – Di Maio dorëhiqet nga drejtimi i L5Y-së
Artikulli tjetërPërafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të BE-së/ Koordinim më i shpejtë midis 38 institucioneve