Ballina Bota

GJERMANI – Merkel-Xi diskutime për marrëdhëniet BE-Kinë

BERLIN, 22 janar /ATSH-DPA/ – Kancelarja Angela Merkel diskutoi sot me presidentin kinez, Xi Jinping, mbi marrëdhëniet e Gjermanisë me Kinën dhe çështjet e tregtisë ndërkombëtare, deklaroi zëdhënësi gjerman Steffen Seibert.

Merkel dhe Xi diskutuan, gjithashtu, edhe për marrëdhëniet midis Kinës dhe Bashkimit Europian, përfshirë edhe një samit të ardhshëm BE-Kinë, që do të zhvillohet në shtator. Gjermania pritet të marrë presidencën e BE-së nga Kroacia më 1 korrik.

Kina është partneri i dytë më i rëndësishëm tregtar i BE-së, ndërsa BE-ja është destinacioni kryesor për mallrat kineze. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZVICËR – Trump kërkon reduktim të dhunës talebane para bisedimeve
Artikulli tjetërZVICËR – Von der Leyen paralamëron për tarifa mbi klimën