Ballina Bota

ZVICËR – Von der Leyen paralamëron për tarifa mbi klimën

DAVOS, 22 janar /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen paralajmëroi partnerët kryesorë tregtarë se ekziston mundësia e vendosjes së një takse karboni mbi importet, nëse mendon se kalimi në neutralitetin e karbonit shkakton disavantazh për produktet në tregun global.

“Nuk ka kuptim ulja e emetimeve të gazrave serrë në shtëpi, nëse rrisim importin e dioksidit të karbonit nga jashtë”, deklaroi von der Leyen, në Forumin Ekonomik Botëror.

“Është çështje drejtësie ndaj biznesit dhe punëtorëve tanë. Do t’i mbrojmë ata nga konkurrenca e padrejtë”, shtoi von der Leyen, duke ngritur mundësinë për një taksë karboni në kufi, që do të vendoset për mallrat me emetime të larta, të importuara nga jashtë BE-së. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Merkel-Xi diskutime për marrëdhëniet BE-Kinë
Artikulli tjetërZVICËR – Khan krahason Indinë me Gjermaninë naziste