ZVICËR – Trump kërkon reduktim të dhunës talebane para bisedimeve

DAVOS, 22 janar /ATSH-AFP/- Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi sot, në një intervistë me homologun e tij afgan, Ashraf Ghani, që dhuna e pretenduar e talebanëve në Afganistan të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme, që të fillojnë bisedimet kuptimplote për të ardhmen e vendit,  njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Talebanët iu transmetuan amerikanëve propozimin për një armëpushim të shkurtër, shtatë deri në dhjetë ditë, pas më shumë se 18 viteve luftë, në fund të javës së kaluar.

Por SHBA ka vënë reduktimin e dhunës si një parakusht për çdo përparim serioz në negociata, me qëllim arritjen e një afati kohor për tërheqjen e trupave amerikane dhe fillimin e një dialogu interafgan./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.