Ballina Flash

Ambasadori Grenell sonte në Kosovë

TIRANË, 22 janar /ATSH/ -Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë sonte një darkë pune me emisarin special të presidentit Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

Vizita e tij në Kosovë vjen pas arritjes së një marrëveshje për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Kjo marrëveshje për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, është cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe është përshëndetur nga liderët në Kosovë, Serbi, si dhe nga ndërkombëtarët. /Kosova Press/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Ndahen çmimet e letërsisë 2018
Artikulli tjetërZVICËR – OBSH: Cigaret elektronike janë të dëmshme