ZVICËR – OBSH: Cigaret elektronike janë të dëmshme

GJENEVË, 22 janar /ATSH-AFP/- Cigaret elektronike janë padyshim të dëmshme, si për ata konsumatorët, ashtu edhe për ata të cilët ekspozohen ndaj tymrave të tyre, që mund të shkaktojnë dëme në fetus dhe në  trurin e adoleshentëve, paralajmëroi Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në një raport.

“Nuk ka dyshim se ato janë të rrezikshme për shëndetin”, përfundon në raport, institucioni i specializuar e OKB-së, duke theksuar se është ende shumë herët për të dhënë një përgjigje të qartë mbi ndikimin afatgjatë të përdorimit të tyre ose ekspozimit ndaj tyre.

“Cigaret elektronike janë veçanërisht të rrezikshme për adoleshentët”, tha OBSH, paralajmërimet e së cilës janë bërë më të forta sesa ato që u paraqitën fillimisht në vitin 2019./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.