RUSI – Rritet kontrolli shëndetësor në pikat e kontrollit kufitar për shkak të koronavirusit

MOSKË, 22 janar /ATSH-DPA/ – Rusia ka rritur kontrollet shëndetësore në të gjitha pikat e kontrollit kufitar për shkak të frikës nga koronavirusi që po përhapet në Kinë, deklaroi shërbimi federal “Rospotrebnadzor”, përgjegjës për mbikëqyrjen e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorit dhe mirëqenies së njeriut.

Sipas “Rospotrebnadzor”, kontrolli sanitar është forcuar në të gjitha pikat e kontrollit në kufijtë e federatës ruse dhe jo vetëm në kufirin me Kinën.

Agjencia shtoi se askush nuk është identifikuar i prekur nga koronavirusi. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.