FOTO/ Ndahen çmimet e letërsisë 2018

TIRANË, 22 janar /ATSH/ – Ministria e Kulturës ka shpallur çmimet kombëtare të Letërsisë për vitin 2018. Juria e përbërë nga Brikena Çabej, Dhurata Shehri, Visar Zhiti, Riza Braholli dhe e kryesuar nga Alda Bardhyli kanë vlerësuar me çmimin kombëtar në “Eseistikë” shkrimtarin Ismail Kadare me romanin “Kur sunduesit grinden”.

Mimoza Hafizi me “Pika trëndafil” ka triumfuar mes tre kandidatëve, duke u vlerësuar me çmimin për letërsinë për fëmijë. Sa i përket vëllimin poetik më të mirë për vitin 2018 u vlerësua Havzi Nela me “Vepra poetike e plotë”, e ndërsa për përkthimin më të mirë Luan Topçiu me librin “Linda Maria Baros – “Shtëpia me brisqe rroje”. Ndërkohë është vlerësuar me çmim për “Tregimin më të mirë” libri “Për vajzat nga Parisi” shkruar Roland Gjoza.

Në kategorinë e fituesve është renditur edhe Enkel Demi, me librin “Gurët e Vetmisë” i cili ka fituar çmimin e romanit më të mirë.

Lista e fituesve 

Çmimi i Letërsisë për fëmijë 2018
Mimoza Hafizi me librin “Pika trëndafili”

Tregimi më i mirë 2018
Roland Gjoza me “Për vajzat nga Parisi”

Përkthimi më i mirë 2018
Luan Topçiu me “Shtëpia me brisqe rroje”

Vëllimi poetik më i mirë 2018
Havzi Nela me “Vepra poetike e plotë”

Çmimi “Eseistikë”
Ismail Kadare me “Kur sunduesit grinden”

Romani më i mirë 2018
Enkel Demi (Tom Kuka) me “Gurët e Vetmisë”

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.