Ballina Bota

RUSI – Miliarda euro për të modernizuar vendin

MOSKË, 21 janar /ATSH-AFP/- Qindra miliarda euro për ambicie titanike, Vladimir Putin filloi një program investimesh të papara, për të modernizuar një Rusi me një ekonomi anemike.

Kryeministri i ri rus Mikhaïl Michoustine, qeveria e të cilit u emërua sot, tha se dëshiron t’i përshpejtojë këto projekte kombëtare, të njoftuara në fillim të vitit 2018, por që deri më tani kanë patur një zbatim minimal.

Në total, këto investime prej 25,7 trilionë rubla, 375 miliardë euro, duhet që deri në vitin 2024, data e përfundimit të mandatit aktual të Putinit, të prekin pothuajse të gjithë sektorët: digjitalizimin, demografinë, ekologjinë, arsimin, infrastrukturën, kulturën dhe shëndetësinë.

Kremlini synon të përgjysmojë varfërinë deri në vitin 2024 dhe të arrijë një rritje vjetore prej rreth 4 % të PBB-së, një qëllim ambicioz ky, në një kohë kur Banka Botërore parashikon për Rusinë një rritje me 1,6-1,8 % në vitet 2020-2021./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Aplikimet për azil u rritën me 7,3 % në vitin 2019
Artikulli tjetërCakaj kujton Rugovën: Përulemi me nderim përpara politikanit më të madh